Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania, ku tha se teoria që Irani mund të sulmojë Shqipërinë, është një teori për të mbjellë panik, pasi ka tre arsye sipas tij, se përse Irani nuk mund ta sulmojë Shqipërinë.

Duke shpjeguar në hartë, eksperti tha se distance mes Iranit dhe Shqipërisë është shumë e madhe për të kryer sulme, ndërsa shtoi se kjo nuk është arsyeja e vetme se përse ky sulm nuk mund të ndodh.

“Distanca maksimale është 2 mijë km. Ka tre arsye se përse Shqipëria nuk mund të goditet nga Irani. Kjo teoria që Shqipëria mund të goditet nga Irani, është një panik që përhapet. E para, distanca e goditjes nuk arrin në Shqipëri. E dyta, nuk ka argument për të goditur Shqipërinë, e lidhin me MEK-un, por sot Iranit i bien aq shumë këmbora sa nuk ka kohë të ndiejë zilet e MEK-ut. E treta, Shqipëria është një vend i NATO-s. Në rast se sulmohet Shqipëria, goditja me raketa është një akt luftë nga një vend anëtar i NATO-s dhe aktivizohet neni i 5. Ndaj teoria që Shqipëria kërcënohet nga Irani, mbjell panik dhe merr klikime”,-shtoi ai.