Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar mbrëmjen e së martës në Tiranë, pas tërmetit 4.4 Rihter në orët e para të mëngjesit.
Këtë herë, tërmeti ishte me magnitudë 3.5 ballë i shkallës Rihter, teksa lëkundjet janë ndjerë të forta në katet e larta.
Siç njofton A2CNN, epiqendra e tërmetit sërish ishte mes Tiranës dhe Fushë Krujës në një thellësi fokale prej 5 km.