Një tërmet me magnitudë lokale sipas Rihterit prej ML2.4 ballë u regjistrua në orën 3 e 59 minuta të mëngjesit me epiqendër në Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave natyrore- matematikore në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritashme, tërmeti u ndje në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makroseizmike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume