Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë shembullin më të fundit të diskriminimit të qëllimshëm dhe sistematik të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike.

Vetëm në një rast, Fondi për Sigurim Shëndetësor i RMV-së, janë realizuar 19 avansime, prej të cilave 18 për maqedonas, 1 për turq dhe asnjë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe një dëshmi e vazhdimësisë së politikave diskriminuese që po zbaton kjo qeveri.

Kjo qeveri për çdo ditë në praktikë vepron si një regjim i izolimit etnik, duke i kthyer institucionet publike në mure për shqiptarët. Në vend të barazisë, kjo qeveri po vendos një sistem përjashtues që avancon vetëm të përzgjedhurit etnikisht, duke anashkaluar profesionistët shqiptarë dhe duke i mohuar atyre të drejtën për rritje profesionale dhe institucionale. E filluan me hjekjen e balancuesit në mënyrë antikushtetuese nga Kushtetuesja, për të krijuar mundësitë që shqiptarëve t’ua japin statusin e të padëshiruarve në administratën shtetërore dhe publike.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve për transparencë dhe përgjegjësi, dhe paralajmërojmë se BDI nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.