Ajo që e flasim ne që para zgjedhjeve të 8 Majit sot konfirmohet edhe nga Këshilli i Evropës përmes raportit të progresit për Maqedonine e Veriut!
“Bota Serbe” minon sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit. Përfaqësuesit qeveritarë në Shkup e mbështesin dhe e promovojnë atë.
Kështu thuhet në një projekt-rezolutë të Parlamentit Evropian, bazuar në raportin e Thomas Weitz mbi progresin e Maqedonisë së Veriut, debati për të cilin është planifikuar për 8 korrik në Strasburg.

Se kjo Qeveri është në shërbim të “botës serbe” e dëshmoi që nga dita e parë duke perjashtuar shqiptarët nga Qeveria, me emrimin e Stoilkoviqit njeriun e dytë të Qeverisë, me tendencën për ndërprerjen e Korridorit 8, me zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit, me 2 miljard euro investime për hekurudhën e shpejtë ne Korridorin 10 që është projekt ekskluzivisht sërb, sepse asnjë përfitim nuk e ka Maqedonia e Veriut, por koston do e paguajnë qytetarët tanë!

Pyesim publikisht partitë e koalicionit VLEN se tanimë a e kanë të qartë se kujt po i shërbejnë me qëndrimin e tyre në këtë Qeveri pro sërbo-ruse!?

– Aleanca për Shqiptarët –