Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është duke e thelluar krizën politike dhe nuk do ta çojë vendin drejt zgjidhjes.

Para nisjes së seancës së 40-të konstituive të Kuvendit, ajo theksoi se partia e saj ka qenë e gatshme të ndihmojë në zhbllokimin e situatës, njofton Klankosova.tv.

“Nuk do përfundojë fare me këtë qasje që ka z. Kurti. Ne e kemi pasur një takim dhe kemi qëndruar në takim dy orë. I kemi ofruar si parti alternativat tona për zhbllokim të situatës, duke ofruar votat pa asgjë, vetëm që të zhbllokohet kjo situatë dhe të vazhdojmë”, tha Kadrijaj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com