Mos formimi i organeve është komplot i ërret, me qëllim të shkatërrimit të të gjitha formave morale , politike, etike dhe njerëzore të popullit

Skënder MULLIQI
Kjo politikë e kuvendarëve cila po zhvillohet sot në Kosovë, është fatkeqësia që po i shkaktojnë popullit tonë. Këta Kosovën po e shëndrrojnë në një kopje të keqe të një shteti më demokraci të cunguar .Këta janë kryesisht të njëjtit njerëz , identiteti i shqyer midis ndarjëve të vjetra.Kosovën po e qorjentojnë , po e ndajnë mbi baza politike dhe ideologjike.Si duket u krijua një sistem kurruptiv –klinetelist i cili nuk po dëshiron ti humb privilegjet e fituara.Ky është një keqtrajtim I rëndë , është përqeshje më popullin.Si duket ende nuk është hequr pjesa benjinje e atyre poltikanëve keqpërdorues që shumë kohë .Këta po veprojnë si mafioz , që bluajnë njerëzit fjalë për fjalë.Po mbulohet e vërteta e gjendjës reale.Prova më të mëdha së këto çka po shohim muaj më radhë , nuk na duhen.Nuk guxohet më tutje të vazhdohet më paligjshmëri, së kjo e shkatëron të ardhmën tonë si shtet.Edhe pse këta e kan përjashtuar përgjegjësinë nga fjalori i tyre politik, heret a vonë kjo duhet të ndodhë.Po na shkaktohen lëndime të rënda shpirtërore dhe po vihet në pëshore fati jonë .Këta kuvendarë po vendosin një mentalitet të ri morbid .Një tabllo kjo e cila fletë për thëllësitë e problemeve politike , por edhe problemeve të tjera , që kërkojnë zgjidhje.Barbarizmat nuk i duhen Kosovës.Asaj i duhet përparrimi dhe mirëqenja të cilat po na mungojnë.Shëmbulli i keq mbetet i keq ,dhe kurrë nuk bëhët i mirë.Këta njerëz janë duke u bërë gjithnjë e më shumë shëmbull i keq .Shteti mbahet mbi shtyllat e forta të saja, e jo duke i rrënuar ato.Këta njerëz mund të quhen më nofka të ndryshme jo të mira sigurisht.Kosova duhet të jetë vend i besimit, ndërshmerisë dhe i ligjeve funksionale .Leksionet polotike të këtyre kuvendarve janë bizare.Po vjenë aromë e gjysem analfabetëve politike , të cilët po tregohen yryshnika në vend të politikanëve të mirëfilltë.Me të madhe janë duke e helmuar edhe hapësirën publike , saq e padurueshme është bërë të ndizet televizori. Kemi paraqitje kontradiktore histerike dhe patetike. Mos formimi i organeve është komplot i ërret me qëllim të shkatërrimit të të gjitha formave morale , politike, etike dhe njerëzore të popullit. Një përpjekje për të zbehur plotësisht vijën ndarëse midis normales dhe anormales, të bukurës dhe të shëmtuarës, të vërtetës dhe të rremes, të lejuarës dhe të ndaluarës.Ne vend të shtetit po ndërtojnë vilajet të ërret.Këta donkishotë të politikës sikur janë futur në luftë me mullinjtë e erës.Sigurishtë që populli duan një Kosovë normale, sepse gjendja aktuale politike nuk është shumë normale.Nuk po ka hapësirë normale sot në Kosovë.Për politikën duhet të diskutohet më koka të ftohura për ti zgjidhur të gjitha problemet reale në shoqëri.Kosovës i duhet një demokraci evropiane e shekullit 21-të…