Mbrëmjen e sotme (07.07.2025), zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan D. N. (57) nga Shkupi, në territorin e Gjorçe Petrovit, nën dyshimin se rreth orës 21:40 ka shkaktuar zjarr duke ndezur bar të thatë në një lulishte në rrugën “Stevo Crvenkovski” në Gjorçe Petrov.

D. N. është vërejtur nga një qytetar i cili e raportoi rastin në SPB Shkup. Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin e dyshuar. Pas dokumentimit të rastit, ndaj D. N. do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume