Qendra për Menaxhimin e Krizave në RMV njoftoi sonte se deri në orën 19:00, janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, nga të cilat 11 janë aktive dhe një është nën kontroll.

“Zjarret aktive ka pranë Samokovit dhe midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Slatina në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Bllace dhe Çuçer Sandevë dhe afër Kuçevishka Bara në komunën e Çuçer Sandevës, pranë fshatit Ljubanci në komunën e Butelit, nën Solunska Glava midis burimeve të Babunës dhe Banina Dupka, pranë fshatit Beshishte në rajonin e Prilepit dhe nga fshati Volino deri në fshatin Livada në komunën e Ohrit.

Zjarre aktive ka edhe përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë ku digjet bimësia e ulët dhe pranë fshatrave Krushevicë, Kavadarci dhe Nikoliç pranë Dojranit”, thonë nga QMK.

Sipas informacioneve nga QMK, nëntë zjarre janë shuar dhe dy janë lokalizuar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com