Kandidati i mundshëm për Tetovën, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, ndërkohë që përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, sipas tij, zgjedhin heshtjen në këmbim të interesave personale politike.
“120 maqedonas, 0 shqiptarë! Asnjë zë, asnjë reagim nga eksponentët shqiptarë që kanë zgjedhur të heshtin përballë këtij diskriminimi të hapur”, shkruan Rexhepi.
Ai kritikon ashpër edhe propozimin e ligjit të Karakamishevës, që, sipas tij, dërgohet për mendim në Komisionin e Venedikut ndërkohë që në terren zbatohet një spastrim etnik institucional.
“Ky është realiteti i ‘bashkëqeverisjes’ me VLEN-in: përjashtim, nënshtrim dhe turp,” thekson Rexhepi.
Në fund, ai lëshon një thirrje të qartë: #MjaftMë.