Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rrëmbyer sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare me sjelljen e tij simbolike ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës që u mbajt sot në Romë.

Në momentin e takimit me Melonin, Rama u gjunjëzua përpara saj, një gjest që ai e ka përsëritur më herët edhe gjatë Samitit Politik Evropian në Tiranë. Veprimi u komentua si një formë e veçantë përshëndetjeje dhe respekti, duke u bërë shpejt pjesë e titujve në disa media italiane.

“Rama e ka përshëndetur Kryeministren italiane Giorgia Meloni duke u gjunjëzuar përpara saj, një veprim që ka tërhequr vëmendje për mënyrën e tij të nderimit”, raportuan disa portale në Itali.

Ky gjest ndodh në një takim të rëndësishëm ndërkombëtar, ku liderë botërorë janë mbledhur për të koordinuar ndihmën dhe investimet në mbështetje të Ukrainës.