Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje

Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së bashku me një ekip të administratës së qytetit, janë sulmuar fizikisht gjatë një inspektimi në Çair, ku po kontrollonin një ndërtim pa leje, mëson portali Infomax.

Si pasojë e sulmit, Arsovska dhe të tjerët janë dërguar në Qendrën Urgjente të Spitalit “8 Shtatori” për shkak të lëndimeve trupore. Deri më tani nuk dihet gjendja e saktë e tyre dhe nëse bëhet fjalë për lëndime të lehta apo të rënda.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare. Priten informacione shtesë nga organet kompetente.