Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tetovës mes grupeve të të rinjve shqiptarë dhe maqedonas.

Sipas pamjeve të siguruara ekskluzivisht nga TS, në video shihen disa të rinj që vrapojnë dhe përfshihen në një përplasje fizike.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, ndërsa në video dëgjohen edhe thirrje nga pjesëmarrësit që identifikohen si shqiptarë dhe maqedonas.

Policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

TS do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe të informojë në kohë reale për çdo detaj të ri./TS

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume