Ish ministri I drejtësisë Krenar Lloga I ka reaguar Vlenit mbi situatën e Koridorit 8 si një projekt infrastrukture strategjike.Ai ka shkruar përmes një postimi se e vetmja meritë e kësaj qeverie lidhur me Korridorin 8 ishte përpjekja për ta vonuar, bllokuar dhe sabotuar atë informon Tetovasot. “Vetëm falë shumicës së mëparshme parlamentare dhe qeveritare, projekti u votua në Kuvend, u bashkërendua me të gjithë partnerët perëndimorë (SHBA, BE, NATO) dhe u bë i pashmangshëm. Kur panë se nuk mund të pengonin asgjë, filluan të recitonin poezitë e VMRO-së” është shprehur Lloga.
Ashtu siç ndodhi me këtë projekt, edhe në tetor do ta shpëtojmë vLEN-in nga VMRO-ja dhe VMRO-në nga “Srpski Svet” ka thënë ai.TS