Kryeministri Hristijan Mickoski tha se po punohet me dinamikë të përshpejtuar në ndërtimin e autostradave që janë pjesë e Korridorit 8.

Mickoski thotë se është optimist se disa prej tyre do të përfundojnë para kohe, marrë parasysh dinamikën e punës.

“Me tempo të fuqishme po punohet në ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan. Është hapur front. Më shumë se 75% nga fronti për punë është hapur. Punohet me dinamikë të pandërprerë, një numër i madh i aktiviteteve do të realizohen këtë vit”.

“Gjithashtu me dinamikë të pandërprerë punohet edhe në autostradën Tetovë-Gostivar si dhe në autostradën Prilep-Manastir, pres që para kohe, para planit të paraparë të përfundohen”, tha mes tjerash Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume