Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, lidhur me memorandumin, me “Kazanxhi Grup”, për ndërtimin e centralëve të gazit, si dhe nëse dihet lokacioni dhe sa do të kushtojë investimi, tha se pret të saktësohen vendndodhjet dhe se procesi i bisedimeve do të vazhdojë.

“Në mënyrë shtesë, do vazhdojmë me bisedimet dhe pres t’i saktësojmë lokacionet. Janë disa lokacione në lojë – në Shkup janë disa lokacione në fokus, po ashtu edhe Kumanova është në fokus, Tetova, Gostivari, qendrat më të mëdha urbane. Natyrisht, këtu janë edhe të tjerat, duke marrë parasysh që në Manastir problemi me ngrohjen do të mbyllet tashmë, sepse po përfundon projekti i ngrohjes nga REK Bitola“,sqaroi Kryeministri.

Për investime të këtij lloji projektesh, Kryeministri njoftoi se Qeveria është tashmë në bisedime me disa investitorë të huaj të tjerë.

„Na mbetet Prilepi, na mbetet Velesi, na mbetet Shtipi, na mbetet Strumica, Kavadari, etj. Të mos ma marrin për keq të tjerët që nuk do t’i përmend. Por, përveç ‘Kazanxhi’, jemi tashmë në bisedime edhe me disa investitorë të tjerë potencialë për investime të këtij lloji projektesh“, informoi Kryeministri.