Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media ditën e martë, më 15 korrik 2025, në orën 11:00, në selinë e saj në Shkup.
Në njoftimin zyrtar të shpërndarë për media, partia fton të gjithë përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë dhe të ndjekin aktivitetin.
“Aleanca për Shqiptarët ka kënaqësinë të njoftojë se do të mbajë ditën e nesërme një konferencë për shtyp më 15 korrik 2025 (e martë), në orën 11:00, në selinë e saj në Shkup. Ftojmë përfaqësuesit e mediave të ndjekin këtë aktivitet”, thuhet në kumtesë.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur tema që do të trajtohet në këtë paraqitje publike, duke lënë vend për spekulime mbi zhvillimet aktuale politike, krizën ekonomike, prurje të reja apo qëndrimet e Aleancës për pozicionin e saj në raport me qeverinë aktuale.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur tensionet politike janë në rritje dhe debati mbi përfaqësimin e shqiptarëve në pushtet është intensifikuar