Më 14.07.2025 në orën 11:00, oficerët e policisë kriminale të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Strugës e privuan nga liria E.B. (69) nga Struga. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë “Browing” me kalibër 7.65 milimetra dhe 16 fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paligjshme. Njëkohësisht, për shkak të inicimit të planifikuar të procedurave administrative, u sekuestruan edhe 164 fishekë, dy pushkë gjuetie, një pistoletë dhe një armë pneumatike, për të cilat ai posedonte leje përkatëse. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet një kallëzim sipas nenit 396 të Kodit Penal “prodhim, mbajtje dhe tregti e paligjshme e armëve, municioneve ose substancave shpërthyese”.TS