Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes politike të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe partisë së tij, Lëvizja Besa. Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka theksuar se qytetarët e Tetovës nuk do të mashtrohen më me projekte sipërfaqësore si asfaltimi i rrugëve, fasadat apo kanalizimet, duke sinjalizuar një zhgënjim të thellë ndaj qeverisjes aktuale lokale.
“Tetova – qyteti do të përgjigjet përtej asfaltit, fasadave dhe kanalizimeve. Nënçmimi që i bën Lëvizja Besa përmes Bilall Kasamit, duke e llogaritur fitoren si të garantuar falë përkrahjes nga VMRO-DPMNE, më shumë nxit zemërim sesa sjell vota,” ka shkruar Selimi në profilin e tij.
Ai vlerëson se zgjedhjet lokale në Tetovë do të jenë një ndër përballjet më të ashpra politike, ku gara nuk do të zhvillohet vetëm ndërmjet partive shqiptare, por edhe mes koalicionit opozitar shqiptar i njohur si Fronti dhe partisë maqedonase VMRO-DPMNE, e cila duket se po mbështet në heshtje kryetarin aktual të Tetovës.
“Tetova do të jetë një betejë e vështirë mes Frontit dhe VMRO-së, ku Kasami ose do të përfundojë në histori, ose do të ngelet peng i Mickoskit,” përfundon Selimi.
Deklarata e analistit vjen në një moment kur kanë filluar tē qarkullojnë emra të kandidatëve për kryetar komunash.
Nga ana tjetër Bilall Kasami e ka vulosur kandidimin e tij edhe për një mandat.
Ndryshe anketat e fundit janë që VLEN humb shumicën e komunave madje edhe Tetova do të jetë një humbje e madhe e Bilall Kasamit për shkak shitjeve që ka bërë në kohën e fundit si Monopolli, NPK-ja, Parkingjet dhe ujin e pijshëm./TS/
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fseferselimi%2Fposts%2Fpfbid0DfVMik1uDPc7z8jmAMCub8SHh5thBA8Y4fVe6qkiWCj11423pTQFjvTRG3FUaj9Ll&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”284″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>