Një banor i Kumanovës ka dashur t’i vërë flakën një bastorie, njofton Ministria e Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, më 15 korrik 2025 në orën 22:50, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Kumanovës arrestuan Zh.D. (42) nga Kumanova, nën dyshimin se kishte tentuar të shkaktonte zjarr në një bastore sportive në rrugën “Gjorce Petrov” në Kumanovë.

– Zh.D. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse, deklaron Ministria e Brendshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume