Maqedoni: Gjykatësi i shkarkuar për keqpërdorime rikthehet si inspektor policie pas 23 vitesh – pozitën ia kishin ruajtur që nga viti 2002

Ish-gjykatësi dhe kryetari i mëparshëm i Gjykatës Themelore në Kavadar, Lazar Nanev, prej një kohe të caktuar është emëruar sërish si inspektor policie në stacionin policor të Kavadarit. Ai është rikthyer në DPB Kavadar bazuar në një vendim të vitit 2002, të nënshkruar nga atëherë Ministri i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkovski.
Nga dhjetori i vitit 1999 deri në vitin 2002, Nanev ka punuar si inspektor në DPBo Kavadarci dhe në vitin 2002 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Themelore të Kavadarit, ku është punësuar në përputhje me ligjin. Me vendimin e nënshkruar nga Boshkovski, pozita e tij si polic është vendosur në status “në pritje”.
Pas shkarkimit nga funksioni gjyqësor për shkak të punës së papërgjegjshme dhe të paaftë, ndaj tij është hapur procedurë nga Këshilli Gjyqësor, sepse në 97 raste kishte kontaktuar me një të akuzuar në një rast që vetë ai e gjykonte. Përveç kësaj, në Këshill janë raportuar edhe ankesa për presione nga një prokuror në Kavadar.
Ndaj Nanev është ngritur edhe aktakuzë për rastin që e çoi në shkarkim, dhe gjykimi është caktuar për më 23 shtator – datë në të cilën ai do të paraqitet në gjykatë si inspektor policie, pozitë që formalisht i ishte ruajtur për 23 vite.