Pas përpilimit të projekteve, Komuna e Gostivarit arriti të sigurojë 49 projekte infrastrukturore në thirrjen e dytë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë solemne të nënshkrimit të kontratave ishte pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili falënderoi ekipin e komunës që drejton për punën dhe përkushtimin.

“Sot jam i gëzuar veçanërisht për një arritje që i dedikohet punës dhe përkushtimit të një ekipi, siç është ky i yni! Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që pas aplikimit arritëm të fitojmë plot 49 projekte nga kredia hungareze! Kjo është dëshmi e një pune të ndershme dhe këmbëngulëse, siç ishte përgatitja e qindra dokumenteve të sakta e mbi të gjitha mbushur me ide inovative që do t’i shërbejnë qytetit tonë. Falënderoj gjithashtu edhe qeverinë e cila tregoi gatishmëri dhe korrektësi. Urime dhe punë të mbarë”, u shpreh Limani.

Bëhet fjalë projekte që kanë të bëjnë infrastrukturë si në kanalizim ashtu dhe në asfaltim si dhe në projekte sportive dhe kënde për fëmijë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com