Sot (18.07.2025) në orën 10:35 të mëngjesit, SVR Shkup raportoi se në autostradën Kumanovë – Shkup, pranë hotelit Bellevue, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet transportues “iveco” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D. (54), një automjet pasagjerësh “audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.R. (31) dhe një automjet pasagjerësh “golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.A.. S.A. është transportuar me ambulancë në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për ndihmë. Hetimi është duke vazhduar, dhe trafiku në atë pjesë drejt Shkupit po devijohet pas pompës së benzinës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume