Nuk janë të vërteta pretendimet e publikuara në disa media lidhur me takimin me familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan. Aktualisht po bëhet një devijim i qëllimshëm dhe një keqpërdorim i fatit tragjik.

Qeveria është këtu për familjet, për gjithçka që u nevojitet, dhe do të jetë gjithmonë me ta edhe atëherë kur për disa çështje mund të kenë mendime të ndryshme.

Kjo letër nga prindërit dhe familjarët është një kujtesë se problemet duhet të zgjidhen dhe se duhet të shprehet vullnet e vendosmëri për të ndihmuar edhe më shumë dhe në mënyrë edhe më të vendosur.

Qeveria shpreh keqardhje për përshtypjen që disa kanë krijuar, por ato takime nuk janë as të parat dhe as të fundit dhe ne apelojmë të mos krijohet sensacion nga një takim i destinuar për mbështetje dhe ngushëllim. Ishte takimi i dytë me familjet dhe dëshirojmë t’ju kujtojmë se gjatë takimit, Kryeministri që nga fillimi deri në fund foli dhe përshëndeti, duke shprehur ngushëllime me të gjithë të pranishmit individualisht dhe me një sërë gjestesh, iniciativash dhe gjërash të tjera që për arsye etike dhe njerëzore nuk duam të bëhen objekt diskutimi publik sepse janë intime dhe thellësisht private dhe ne duam ta respektojmë këtë.

Shtrembërim i diskutimit në “përshëndetje, si jeni” dhe “sa kushton” jo vetëm që nuk pasqyron diskutimin dhe qëllimin e vërtetë, por është edhe ofendues dhe përpiqet të hedhë një dritë krejtësisht të gabuar mbi qëllimet dhe veprimet e Qeverisë, duke i përcaktuar ato si thellësisht çnjerëzore, gjë që është e papërshtatshme dhe e pasaktë.

Njëkohësisht, duke shprehur trishtim të thellë për tragjedinë, ngushëllime dhe mbështetje për familjet, theksojmë se kjo tragjedi, kjo ngjarje tragjike dhe e tmerrshme, është një dhimbje jo vetëm për familjet, por edhe për të gjithë shtetin, dhe nuk ka njeri që nuk e mendon dhe nuk e ndjen këtë.

Qeveria do të jetë gjithmonë aty për familjet, dhe sa i përket angazhimit tonë dhe asaj që varet nga ne, ne do të përpiqemi për drejtësi, dhe do të luftojmë për ndonjë ngushëllim nëse mund të gjendet, dhe ne gjithmonë do të jemi një mbështetje për familjet, në nevojat, kërkesat dhe sfidat e tyre. Sepse kjo është edhe dhimbja dhe pikëllimi ynë, dhe ato nuk maten dhe krahasohen, por vërtetohen nga veprimet që bëjmë dhe planifikojmë të bëjmë.

Apelojmë të mos abuzohet me këto ngjarje dhe momente, të mos gjykohet bazuar në zemërim dhe tendencë, ndërsa Qeveria do të jetë gjithmonë aty për familjet dhe, sa të mundet, do t’i ndihmojë maksimalisht me kërkesa që janë racionale dhe në bazë të ligjit dhe ingerencave.