"Dyfish më shumë pagesa : rekord prej 520 milionë denarë në gjashtë muaj – të ardhura nga koncesionarët për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale"

Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale informon se pagesa e
kompenzimeve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në tremujorin e dytë të vitit
2025 arriti në një rekord prej 260,379,123.00 denarë. Kjo paraqet një rritje të ndjeshme
krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku ishin paguar ato133,576,534 denarë.
Ky sukses pason rezultatet e jashtëzakonshme të tremujorit të parë të vitit 2025, kur ishin
paguar 260,327,223.00 denarë, që është më shumë se dyfishi krahasuar me 110,576,324
denarë në tremujorin e parë të vitit 2024. Në total, për gjashtë muajt e parë të vitit 2025,
Ministria arriti një mbledhje prej mbi 500,000,000 denarë, që është një sukses historik në
menaxhimin e burimeve natyrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria pret që kjo shifër të rritet duke pasur parasysh faktin se paralajmërime u janë
dërguar koncesionarëve që nuk e kanë përmbushur detyrimin për ta bërë këtë brenda afatit.
Këto rezultate janë pasojë e drejtpërdrejtë e aktiviteteve të përkushtuara të Ministrisë për të
përmirësuar arkëtimin dhe për të forcuar kontrollin mbi detyrimet e koncesionarëve, duke
përfshirë:
Kontrolle të shtuara të inspektuese: Kontrolle të rregullta dhe emergjente në terren për të
siguruar pajtueshmërinë me detyrimet ligjore.
Paralajmërime me shkrim dhe sanksione : U janë dërguar paralajmërime koncesionarëve
për përmbushjen në kohë të detyrimeve, me ndërprerje të njëanshme të kontratave për ata që
nuk respektojnë ligjet. Aktualisht janë në proces edhe ndërprerjet e rreth dhjetë kontratave të
tjera.
Tarifa e re nga 1 janari 2025: Është prezantuar një tarifë e re e cila rrit shumën e tarifave në
100%, duke siguruar vlerë të barabartë për përdorimin e burimeve natyrore. Ndryshimet
kryesore përfshijnë:
Rritje e tarifës për shfrytëzimin e hapësirës për eksploatim rreth 30%.
Tarifë për eksploatimin e mermerit: 5% e të ardhurave nga lënda e parë e shitur.
Rritja e tarifës për lëndët e para minerale metalike nga 2% në 4%.
Rritje mesatare mbi 100% për lëndët e para minerale jometalike.
Këto ndryshime nuk vlejnë për mineralet energjetike, siç është qymyri, për të mbrojtur
qytetarët nga presioni shtesë mbi çmimet e energjisë elektrike.
Buxhete më të mëdha për komunat dhe zhvillim të qëndrueshëm
Rritja e të ardhurave kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e buxheteve komunale ku
operojnë koncesionarët, si dhe buxheti i shtetit. Këto fonde investohen në:
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës komunale.
Projektet e tranzicionit të energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Iniciativat për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përkushtuar për të
vendosur standardet më të larta të menaxhimit transparent dhe të drejtë të burimeve natyrore.
Këto rezultate janë dëshmi e pëkushtimit tonë për të rritur përfitimet ekonomike të
shfrytëzimit të burimeve minerale, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje për
komunitetet lokale.