Nën ndikimin e një mase ajrore jashtëzakonisht të nxehtë që vjen nga jugu, pra nga Afrika, gjatë javës së ardhshme të punës në Republikën tonë të Maqedonisë moti do të jetë me diell, jashtëzakonisht i nxehtë dhe me paraqitje të ndonjë vranësire të lehtë lokale. Herë pas here do të fryjë erë e thatë nga drejtime të ndryshme.

Edhe në Shkup dhe rrethinë, gjatë javës së ardhshme të punës, moti do të jetë me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë, me paraqitje të vranësirave të vogla lokale. Edhe në rajonin e Shkupit, herë pas here do të fryjë erë fen nga drejtimi i ndryshëm.

Sa i përket temperaturave, ato do të kalojnë 30 gradë në të gjithë vendin, ndërsa në shumë vende do të tejkalojnë edhe 35 gradë. Në rajonin e Vardarit, temperaturat lokalisht do të ngjiten mbi 40 gradë, respektivisht deri në rreth 42/43 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë, temperatura gjatë javës së ardhshme do të ngjitet deri në rreth 42/43 gradë.

Indeksi UV do të jetë me vlerë jashtëzakonisht të lartë dhe do të arrijë në 9. Pikërisht për këtë, por edhe për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta të ajrit, bëj apel te qytetarët që pa nevojë të mos dalin gjatë pjesës më të nxehtë të ditës (nga ora 11 deri në 17), por edhe të konsumojnë më shumë lëngje.