Në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve në vendprehjen e tij në Drogomisht të Vogël u bënë homazhe për të kujtuar njeriun që u bë zë i së vërtetës dhe i gazetarisë mbarshqiptare Qani Mehmedi.
Qaniu nuk ishte thjesht gazetar, ai ishte intelektual i mirfilltë dhe ikonë e fjalës së lirë me ndikim të jashtëzakonshëm në proceset historike për shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni. Ai themeloi mediume, udhëhoqi redaksi, dhe la pas një trashëgimi të pasur shkrimesh, intervistash dhe analizash që mbeten aktuale edhe sot.
Nën moderimin gazetarit Dr.sc. Sadik Emroja,
evokime me rastin tetë vjetorit të shkuarjes në amshim paraqitën:
kryetari i Komunës Fatmir Dehari, Prof dr. Osman Kadriu dhe ish gazetari Ibrahim Koça.
Në emër të familjes me lot, emocione dhe mallëngjim prof.Ord Besiana Mehmedi së bashku me Shkodran Tolaj i cili ktheu vajin në këngën që e donte më së shumti “Vinë vaporat” Ata falenderuan të pranishmit kurse vajza Uskana mbante fanellen me mbishkrim “Gjyshi Qani të dua përgjithmonë si një porosi që brezi i ri rritet me amanetet e vlefshme të tij.
Në fund përfaqësuesi nga Myftia e Kërçovës Mr. Imer Jusufi bëri dua lutjen me mjaft profesionalizëm!
Ky homazh tashmë në 8 vjetor na kujron se sa e madhe është lavdia e jetës dhe veprës së gjigandit të gazetarisë Qani Mehmedi për të cilin kjo shoqëri ka obligim të bëjë akoma më shumë!
Qofsh i Parajsës !
Sadik Emroja, 18 Korrik 2025,