Mijëra qytetarë izraelitë u mblodhën mbrëmjen e së enjtes në sheshin Habima të Tel Avivit, duke kërkuar një marrëveshje për armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Në media janë parë turma të mëdha protestuesish, shumë prej të cilëve mbanin pankarta kundër luftës dhe bënin thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit.

Pas përfundimit të tubimit, një pjesë e protestuesve kaluan në bllokimin e disa rrugëve përreth, duke u përplasur me forcat e policisë, të cilat ndërhynë për t’i shpërndarë dhe arrestuan disa persona.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume