Skënder MULLIQI

Mënyra klienteliste e qeverisjës më vendin bazohet në një rrjet favoresh përsonale, ku bësnikëria politike sjellë privilegj , punësim dhe burime tjera.Klasa e vjetër politike e cila është bërë pengesë për formimin e institucioneve të shtetit , krijoj nje rrjet të institucioneve publike dhe kompanish private përmes të cilave kan nxjerre para edhe nga buxheti I shtetit duke bërë pasuri marramëndëse, në një shtet të varfër po sa të dalë nga flakët e luftës çlirimtare.Kan formuar sisteme në atë mënyrë që askush jashtë këtij rrethi mos të mund të përfiton.Madje , pasurimi I shumicës nga njerëzit e politikës , u shfrytëzua edhe për frikësime të të gjithë artyre që I kundërshtojnë .Kjo ishte paravan që këta të vazhdojnë më keqpërdorime të pushtetit dhe më keqpërdorime dhe burime partiake.Pushetet e pas luftës përvetësuan institucionet dhe burimet e shtetit për interesa përsonale dhe partiake , duke e rrezikuar kështu shpesh edhe rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.Të gjitha këto lojëra për të mos formuar organet e shtetit, duhet shikuar edhe në këtë contest. Populli u përballë në të njejtën kohë më vështiresi të mëdha ekonomike –sociale dhe varfëri, pse ashtu mënduan ata që morën pushtetit ,dhe punuan më hile , duke i lënë anash interesin e shumicës.Të gjithë kan qenë optimist së pas çlirimit nga Serbia, rrjedhat e ngjarjeve shoqërore dhe politike do të janë shumë më pozitive .Por, doli e kunderta e saj, këta njerëz të pa përgatitur për sfidat që sjellë tranzicioni dhe ndërrimi I sistemeve nga sistemi komunist ne kapitalizem liberal, nuk ishin në gjendje nga pa dija dhe më shumë nga lakmitë për pasurim, të ndërtojnë shtet dhe mirëqënje si duhet.Ne vend të përparimit e degraduan shtetin në të gjitha format e tij.Dhe , a ka degradim më të madh se në kushte të paqës kur kemi shtetin tonë , të shohim spektakle të turpimit , duke i kënaqur të gjithë armiqët tanë përrreth. Te mos jesh në gjendje për muaj të tërë më zgjedh kryekuvendarin, shumica aty nuk meritojnë të janë deputetë.Logjika e tyre fshatarske e mendimit dhe veprimit , kanë bërë që të futemi në spiralen e rrezikshme politike për të ardhmën e shtetit të fituar më gjak.Lexues të nderuar keni pasur rastin shumë herë deri më tash ti shihni dhe ti ndëgjoni diskutimet e këtyre kuvendarëve, të cilët kan zënë vend të pa merituar në ulëset e kuvendit, së me çka mërren , me gjithëqka veq jo edhe me interesat e qytetarëve dhe interesat e shtetit të Kosovës.Nuk po respektoheh ligjet dhe as Kushtetuta, që rrallë ndodhë diku tjetër në vendet demokratike.Këta harmabash , ishte dashur të dalin nga së skena politike të cilën e kan dhi më ka krejtë.Dhe, këtë nuk e bënë askush tjetër veq populli.Unë mendoj së zgjidhja më e mirë do të ishte të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pse shumë të kushtueshme , ku populli sigurishtë më votën e tyre do të largonte të gjithë ata të cilët nuk janë aspak serioz kur bëhët fjalë për shtetin dhe zhvillimet e gjthmbarshme.Këtyre kuvendarëve shumicës, nuk po i intereson për koston që po ekspozon buxhetit të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, dhe dëmet e mëdha që po e shkaktohen vendit, edhe në marrdhënjet ndërkombëtare duke humbur shume donacione nga BE-ja.Kan filluar edhe disa reagime ndërkombëtare lidhur më mos formimin e institucioneve te Kosovës duke fajësuar të gjitha partitë politike.Paknaqësitë e qytetarëve janë duke arritur kulmin pse ata nuk i kan votuar këta matrapazë të politikës për bërë marifete të tilla, por për të ndërtuar shtet ligjor dhe mirëqenje të përgjithshme.Dhe e vërteta është se, kështu siç jemi, jemi large BE-së.Kosova më gjithë këto poshtërsi politike në Kuvend, nuk mund të bëhët anëtare e BE-se edhe për një kohë shumë të gjatë , edhe nese gjithë kjo do të ndryshonte neser…