Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 18:40, Salla Operative e DRKM Shkodër ka marrë një njoftim për një trup të pajetë të gjetur në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

– Advertisement –
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, trupi është zbuluar nga disa peshkatarë dhe i përket shtetasit I. L., 26 vjeç. Paraprakisht, mësohet se i riu nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.