Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot do ta shënojë fillimin e ndërtimit të “Parkut Përkujtimor për viktimat e zjarrit në spitalin modular – Tetovë”, në shenjë kujtimi dhe respekti të përhershëm për të gjithë ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.