Shkruan: Arben Fetahi

Kanë kaluar tetë vjet që nga shkrepja e kësaj fotoje. Tetë vjet plot fushata, sfida dhe peripeci, ku bashkë me këta dy njerëz, të cilëve u besova thellësisht, punuam ngushtë, shpesh me këmbënguljen dhe shtytjen time, për të larguar të keqen dhe për të sjellë ndryshimin për shqiptarët. Sa gabim, sa naivitet.

Kur ndryshimi u bë i sigurt në nivelin qendror, i pari e hoqi maskën, kaloi në anën e errët dhe u ul në prehrin e padronit. Tani, kur ndryshimi është i sigurt edhe në nivelin lokal, edhe i dyti dezertoi, duke iu bashkuar të parit në turp, çburrnim dhe tradhti.

Sot, këta dy luftojnë mes vete për titullin e skllavit më të devotshëm të Aliut. Mjerim.

Por, ashtu siç i pari nuk arriti të sabotojë ndryshimin në nivelin qendror, as i dyti nuk do t’ia dalë në nivelin komunal.

Të dy tashmë janë të demaskuar, të diskredituar dhe shumë shpejt do të jenë edhe të harruar.

Shpirti i Aleancës është më i gjallë se kurrë. Aktivisti i saj, me përjashtim të ndonjë batakçiu të infiltruar, nuk e pranon çburrnimin dhe nuk e fal tradhtinë. Nëntori i shqiptarëve do të shënojë fundin e tradhtarëve.