Një shtetas i huaj është rrëmbyer në orët e para të së martës.

Ai ka deklaruar në polici se ishte futur në një veturë nga disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, ai theksoi se të dyshuarit e kishin rrahur dhe kërcënuar.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Rrëmbim”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume