Më 29 korrik 2025, në orën 11:19, në NJPB Kriva Pallankë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 10:45, në një rrugë rajonale në zonën e fshatit Tërnovë, në vendin e quajtur “Tërnovski Samokov”.
Sipas njoftimit zyrtar, një automjet pasagjerësh i tipit Daewoo Tico me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga L.S. (66) nga Kriva Pallanka, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura.
Si pasojë e aksidentit, bashkëudhëtarja S.S. (62), po ashtu nga Kriva Pallanka, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ajo është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, ku lëndimet janë konfirmuar nga stafi mjekësor.
Ekipi i NJPB Kriva Pallankë ka kryer këqyrje në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.