Kryetari në detyrë i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli, ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në disa portale të afërta me VLEN-in, të cilat pretendojnë për pakënaqësi brenda degës së BDI-së në Saraj informon Tetovasot.

Përmes një postimi me fotografi të Blerim Bexhetit dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Veseli i ka cilësuar këto lajme si shpifje, duke theksuar se dega e Sarajit është e bashkuar dhe e vendosur në rrugën e drejtë.

Kujtojmë se ditë më parë, të njëjtat media pretenduan për përçarje edhe nga ana e Blerim Bexhetit, gjë që u demantua nga vetë Bexheti përmes një postimi ku shfaqej në krah të Ali Ahmetit me mbishkrimin: “Ai prinë, ne e ndjekim.”TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume