Shumëzimi i shqiptarëve me zero vazhdon edhe mëtej duke përfshirë këtë herë edhe agjensionin për kadarstër në Maqedoninë e Veriut ku janë avansuar 25 maqedonas dhe asnjë shqiptarë, shkruan Top24
Në dy konkurset e fundit interne në Agjensionin për Kadastër dhe Patundshmëri janë avancuar plot 25 administratorë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar. Shumëzimi i shqiptarëve me zero po vazhdon dhe kjo është fytyra reale e qeverisjes që po e mbështet nga VLEN-i, një partner në pushtet që hesht para diskriminimit flagrant dhe përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore të vendit. VLEN ishte votuar për të garantuar përfaqësim të drejtë, por po e dëshmon përditë se është vetëm një dekor i pushtetit nacionalist. Edhe pse në vazhdimësi shqiptarët po margjinalizohen përbuzen dhe përjashtohen dhe deri sa VLEN heshtë ndaj kësaj në mënyrë të drejtëpërdrejtë është bashkëfajtor.