Pas një hetimi, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti sot aktakuzë kundër gjashtë personave për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se si grup kriminal, i organizuar nga i dyshuari i parë, kanë kryer krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë. Pesë persona akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të parave”, ndërsa i pandehuri i parë dhe një person tjetër akuzohen gjithashtu për veprën penale të “Prodhimit, blerjes së mjeteve të falsifikimit”.

Nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, i pandehuri i parë krijoi një grup në territorin e Maqedonisë dhe Serbisë, anëtarët e të cilit përfshinin të pandehurit e tjerë – shtetas maqedonas dhe gjashtë shtetas serb për të cilët procedura po zhvillohet në Republikën e Serbisë. I pandehuri i parë bleu dhe mbajti në mënyrë të paligjshme pajisje dhe materiale për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara – euro në prerje 20, 50, 100 dhe 200 euro, të cilat anëtarët e grupit ua shpërndanë blerësve të interesuar në Republikën e Serbisë me një çmim prej 25-30% të vlerës nominale të kartëmonedhave të vërteta. I pandehuri i gjashtë prodhoi në mënyrë të paligjshme makina dhe pjesë për të bërë para të falsifikuara dhe të njëjtat i mirëmbante. Nga qershori 2024 deri në janar 2025, grupi shiti 114,150 euro të falsifikuara për 42,400 euro.

Me aktakuzën, prokuroria kërkon gjithashtu zgjatjen e masës së paraburgimit.