Më 31 korrik 2025, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup privuan nga liria dy persona – E.E. (21) nga Britania e Madhe dhe R.R. (24) nga fshati Kopanicë, komuna e Sarajit. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Policia po vijon me dokumentimin e plotë të rasteve, ndërsa ndaj të dy personave do të ngriten parashtresa përkatëse në përputhje me legjislacionin përkatës për posedim të lëndëve narkotike.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume