Drejtoria e Doganava ka realizuar rritje prej 5.4 përqind të ardhuravnë korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Drejtoria e Doganava ka realizuar rritje prej 5.4 përqind të ardhuravnë korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha sot drejtori i Doganave, Boban Nikollovski. Ai thotë se rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së vëllimit dhe vlerës së importeve të makinerive, pajisjeve elektrike, automjeteve motorike, si dhe një sasie të shtuar të derivateve të naftës të lëshuara në qarkullim të lirë.
“Ne arritëm mbledhjen më të lartë mujore të të ardhurave në historinë e Drejtorisë Doganore, 205.5 milionë euro. Për herë të parë, tejkalojmë shifrën e paarritshme prej 12 miliardë denarë, për ne nuk është vetëm numër, do ta konsiderojmë këtë si moment historik. Vitin e kaluar në të njëjtin muaj korrik 2024, mbledhja arriti në 11 miliardë e 993 milionë denarë, këtë vit e tejkaluam me 5.4 përqind ose rritje prej 10.5 milionë euro më shumë sesa mbledhja rekord që e arritëm atëherë”, tha Boban Nikollovski, Drejtor i Doganave.