Më 1 gusht 2025, rreth orës 15:50, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar për një vdekje në rrethana të paqarta.

R.A. nga fshati Xhepçisht ka njoftuar se rreth orës 15:00, në fshatin Otunjë, në vikend shtëpinë e kushëririt të tij F.A. (47), po ashtu nga Xhepçishti, e kishte gjetur këtë të fundit të shtrirë në banjë, në gjendje jo-kontaktibile.

Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Tearcës dhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen, duke theksuar se nuk janë vërejtur shenja dhune.

Hetimi në vendin e ngjarjes është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip hetimi nga SPB Tetovë, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi. Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen pas rezultateve mjeko-ligjore.TS