Kandidati për kryetar i komunës së Tetovës, Bjaram Rexhepi sonte ka bashkëbiseduar në një nga lagjet e Reçicës së Madhe. Siç shihet Rexhepi është pritur si vëllau i tyre me ngrohëtsi duke biseduar për hallet dhe problemet e njërës nga lagjet e Reçicës së Madhe. Rexhepi përpos që ka dëgjua problemet e banorëve, ai është zotuar se do të bëjë çmos që problemet e vjetëra të rregullohen.

“Banorët e Reçicës së Madhe edhe sot jetojnë me problemet e vjetra dhe shumë premtime të pambajtura që mbetën vetëm në letër.
Sonte, bashkë me banorët e këtij vendbanimi, dëgjuam me vëmendje çdo shqetësim dhe kërkesë.
Programi #PërTetovënERe po ndërtohet mbi nevojat dhe zërin e qytetarëve, dhe kërkesat e tyre janë të arsyeshme, të realizueshme dhe të domosdoshme.
Hap pas hapi, me përkushtim dhe partneritet me qytetarët, do t’i bëjmë realitet” ka shkruar Rexhepi në Facebook./TS/