Aktorja dhe prezantuesja e njohur, Teuta Krasniqi, është rikthyer fuqishëm në ekran me një rol të ri në serialin shumë të ndjekur “Çka Ka Shpija”.

Me paraqitjen e saj karizmatike dhe interpretimin natyral, Teuta ka mahnitur publikun, duke marrë shumë lavdata nga fansat dhe kolegët.

Përveç talentit, ajo po komentohet edhe për pamjen, pasi Teuta po duket më e re dhe më bukur se kurrë më parë.

Nuk dihet nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike, apo thjesht ka ndryshuar stilin dhe po rrezaton vetëbesim, por një gjë është e sigurt: ajo po shkëlqen në çdo aspekt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume