Më 12.08.2025, në orën 22:05 në Ohër, punonjës policie nga SPB Ohër kanë privuar nga liria Z.J. (59) nga Ohri, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 20:20 ai, duke përdorur forcë, kishte futur një grua 60-vjeçare nga Ohri në automjetin e tij “Yugo” me targa ohriase dhe e kishte dërguar në banesën e tij.

Pas ndërmarrjes së masave, punonjësit e policisë e kanë gjetur gruan në banesën e tij, pas çka Z.J. është privuar nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 141 të Kodit Penal.