Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale gjatë muajit korrik të vitit 2025 ka filluar pagesën e mbështetjes financiare për pëfituesit nga programi i mëparshëm për subvencione.
Mjetet janë paguar 311 amvisëri me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuar dhe për 94 familje kujdestare. Pagesa është kryer për muajt mars, prill, maj dhe korrik.
Njëkohësisht janë transferuar mjetet për muajt mars, prill, maj dhe qershor. Nëse mjetet e transferuara e mbulojnë shumën e faturës për energjinë elektrike, pjesa e mbetur bartet për muajin e ardhshëm dhe evidentohet në faturë si parapagim.
Në vijim është aplikimi për dy programe për mbështetje financiare:
Mbështetje për konsumatorët të cenueshëm të energjisë elektrike për vitin 2025 – për amvisëritë që kanë një ose më shumë persona me aftësi të kufizuara ose të thella intelektuale, me aftësi të rënda fizike, persona tërësisht të verbër ose tërësisht të shurdhër. Mbështetja financiare është 1.000 denarë në muaj, për një periudhë prej 12 muajsh, përmes uljes së faturës për energjinë elektrike të konsumuar
Programi për blerjen dhe instalimin e pajisjeve klimatike inverter – për amvisëritë që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në shpalljen publike, me qëllim uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e efiçiencës energjetike.
Gjithsej janë siguruar 170 milionë denarë për realizimin e kësaj mase:
• 120 milionë denarë për amvisëri me të ardhura të ulëta ;
• 50 milionë denarë për amvisëri që e kanë pensionin si të vetmin burim të të ardhurave.
Çdo amvisëri që do të përzgjidhet do të marrë një pajisje klimatike inverter të blerë dhe instaluar, me fuqi prej 3.5kW dhe klasë energjie minimumi A+, si pjesë e masave për efiçiencë energjetike dhe ulje të shpenzimeve për energji .
Ministria i fton të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë me kohë dhe të shrytëzojnë këtë mundësi për të ulur shpenzimet për energji elektrike.
Për më shumë informacione:
www.energy.gov.mk
Numrat e kontaktit, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 15:00
071 319 074
070 381 162
Emaili :
[email protected]
Me respekt,