Të punësuarit e dy kompanive “Florakom” dhe “Luna” të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim”, edhe sot protestuan për pagat e pa paguara dhe për mos pagesën e sigurimit shëndetësor. Mbi 60 të punësuarit e këtyre dy kompanive edhe sot bllokuan bulevardin e Ilindenit në Shkup ndërsa kryetarit i sindikatës së SUTKOZ-it, Stojançe Kashikovski, paralajmëroi se të punësuarit do të ngrenë padi penale ndaj drejtorit të Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim të Shkupit për shkak të për shkak të mos pagesës së pagave dhe sigurimit shëndetësor.
“Për shkak të mos pagesës së pagave dhe sigurimit shëndetësor të këtyre të punësuarve në këto dy kompani, familjeve të tyre u është rrezikuar shëndeti. Do të paraqesim parashtresa të përshtatshme apo kallëzim penal dhe padi kundër udhëheqësis apo drejtorit të NP Parqe dhe Gjelbërim sepse me mos pagesën e pagave dhe sigurimit shëndetësor është vënë në pyetje gjendja e tyre shëndetësorë dhe jeta e tyre”, tha Stojançe Kashikovski – Kryetar i sindikatës së SUTKOZ-it. /Alsat.mk