Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një mesazh përkujtimor ka shprehur respektet e përjetshme për figurën e gjigandit të politikës shqiptare, duke theksuar se ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur mendimesh dhe mësimesh për brezat e ardhshëm.

“Arben Xhaferi ishte një vizionar dhe mbrojtës i vendosur i të drejtave të shqiptarëve. Nga ai kemi shumë për të mësuar e kuptuar,” – ka theksuar Taravari.

Arben Xhaferi, një nga figurat më të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, mbetet simbol i përkushtimit, vizionit dhe guximit politik.