Paknaqësi e madhe në VLEN komuna Studeniçan pas emërimit të kandidatit për kryetar komune.
Sipas një aktivisti të flaktë, kandidati për Studeniçanin nga VLEN-i është anonim pasi thotë se ai kurrë ska qenë në VLEN sot është nominuar si kandidat.

“Unë, Emir Ismaili, aktivist i flakt i VLEN-it, nuk pajtohem që një person anonim të paraqitet si kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit, kur atë nuk e njeh askush. Si është e mundur që unë, që kam qenë gjithmonë në vijën e kuqe, në kohët kur rrallëkush dilte kundër zullumit, të mos e njoh fare këtë person? Tetori është afër — populli nuk harron dhe nuk pranon lojëra me kandidatë anonimë! Dhe ku ishte ky kandidat deri dje? A ka qenë ndonjëherë në radhët e VLEN-it? Sepse unë, me të vërtetë, nuk e njoh!
Nëndega Batinc nuk e përkrah një kandidat që nuk ka marrë pjesë asnjëherë në asnjë mbledhje apo tubim të VLEN-it. Bashkë me mua, edhe 33 anëtarë të nëndegës jemi kundër këtij vendimi” ka shkruar Emir Ismaili

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume