Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës janë rihapur për qarkullim, pasi më herët u mbyllën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në këtë rajon.
Më herët, Qendra për Menaxhimin e Krizave tha se janë angazhuar të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova, si dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndalimin e përhapjes së flakëve në afërsi të vendkalimit kufitar në Jazhincë.
Pas raportimit të zjarrit, autoritetet më herët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë rrugët për mjetet e shërbimeve të emergjencës.