Emir Sulejmani viziton fshatin Merovë: Zgjedhjet e 19 Tetorit janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve

Kandidati për kryetar komune në Zhelinë nga BDI, Emir Sulejmani, zhvilloi një vizitë të rëndësishme në fshatin Merovë, një prej vendbanimeve kyçe në komunën e Zhelinës.
Sulejmani theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 19 Tetor, duke i cilësuar ato si një referendum të rëndësishëm për të përcaktuar të ardhmen e shqiptarëve në këtë rajon.
“Merova, në zemër të malësisë, është një komunitet i fortë dhe i bashkuar. Rinia dhe burrat e këtij vendi janë të vendosur për të ruajtur dinjitetin, traditat dhe vlerat e tyre, por edhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për fshatin dhe për të gjithë komunën e Zhelinës. Kjo është arsyeja pse këto zgjedhje nuk janë thjesht një proces formal, por një mundësi e artë për ndryshim dhe zhvillim”, tha Sulejmani.
Ai premton punë të palodhshme dhe angazhim maksimal për t’u përgjigjur pritshmërive të banorëve dhe për të ndërtuar një komunë më të fortë, më të pasur dhe më bashkëpunuese.
“Në Merovë dhe në çdo cep të komunës së Zhelinës, ne jemi bashkë për një të ardhme më të mirë!” përfundoi Sulejman
. Banorët e Merovës dhe të gjithë komunës së Zhelinës presin me shpresë dhe besim ditën e zgjedhjeve, duke e parë te Emir Sulejmani mundësinë për një ndryshim të vërtetë.