Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe reshje të shiut.

Në disa pjesë të vendit proceset do të jenë më intensive me reshje më të mëdha të shiut, ku do të ketë edhe erë të fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 18, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin 24 deri 32 gradë celsius.

Deri të premten moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.